
Aktori i njohur Mehdi Malkaj duke marrë fjalën në protestën e thirrur nga PD kundër mbylljes së TikTok evidentoi mungesën e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë protestë.
“Pse nuk dilni o qytetarë të protestoni, çfarë ju ka bërë TikTok që nuk dilni për të protestuar? Shikoni se ç’bëjnë grekët në Athinë, për një ngjarje që ka ndodhur 5 vite më parë ngrihen dhe e dogjën Athinën. Shikoni se çfarë ndodh në Beograd, i kemi apo jo inat, jepi çfarë u takon. Dolën serbët në protestë dhe e kanë bërë Qeverinë dhe Aleksandar Vuçiç që mos dijë ku të fshihet”, tha Malkaj.
Në vijim aktori tha se po shqiptarët ku janë?
“Ky nuk ka inat me TikTok-un, por ky që i rëntë damllaja aty ku është, ky ka inat pse ne kemi TikTok. Sepse nuk e e administron ai, sepse është ai që i bën të tërë. Ai që një ditë do na heqë edhe ajrin. Nuk bëhet gjë pa protestë. Po ne pse dele jemi? Ne nuk jemi fis delesh, jemi fis trimash. Unë jam një trim se i dal përballë atij dhe nuk më dridhet qerpikë”, tha aktori Mehdi Malkaj.
Lini një Përgjigje