TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2025, 19:03

PD në protestë, mbyllja e "TikTok" zbret në shesh Berishën dhe mbështetësit e tij

Shkruar nga Pamfleti

PD në protestë, mbyllja e "TikTok" zbret në shesh

“Rinia kundër censurës” është motoja e protestës...

Partia Demokratike po proteston pasditen e sotme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë lidhur me mbylljen e TikTok.

Qytetarët janë thirrur nga kreu demokrat dhe parti të tjera opozitare për të protestuar lidhur me vendimin për mbylljen e rrjetit social, që konsiderohet si një vendim që censuron shqiptarët dhe që ka lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Rinia kundër censurës” është motoja e protestës, ndërkohë që në një nga pankartat shkruhet "E çove edhe TikTok në emigrimin" apo "E vrave TikTok".

Protesta udhëhiqet nga të rinjtë e FRPD-së dhe kjo është protesta e parë që nga momenti që PD ka ndërprerë atë që e konsideroi si ‘mosbindja civile’, që për disa muaj përmblodhi disa lloje protestash që më shumë shkaktonin kaos në rrugët e Tiranës, sesa kishin qëllim rrëzimin e Qeverisë, sikundër shpreheshin drejtuesit demokratë.

Zhvillimet minutë pas minute

19.13- Berisha del nga banesa

Kryedemokrati Sali Berisha doli nga banesa e tij pak minuta më parë dhe bashkë me mbështetësit po marshon drejt Kryeministrisë, aty ku pritet të nisë protesta kundër mbylljes së rrjetit social “TikTok”.

19.33- Bardhi: Në mbështetje të çdo të riu që lirinë e fjalën e ka prezumuar si diçka që nuk preket

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në fjalën e tij në nisje të protestës kundër mbylljes së Tik ToK, u shpreh se Rama do të bëjë gjithçka që që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen.

Protestë e thirrur nga të rinjtë e FRPD dhe e mbështetur nga kreu i PD dhe strukturat. Akti i mbylljes ë TikTok nuk ka të bëjë me arsyet e shpallura publikisht nga qeveria por me tentativën për të vendosur censurën në vend. Jemi në protestë sot në mbështetje të çdo të riu që lirinë e fjalën e ka prezumuar si diçka që nuk preket.

Në 2021 Rama përdori trukun e mbylljes së kufijve që të mos lejonte votën e emigrantëve. Edhe këtë herë do të bëjë gjithçka që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen”, tha ai.

19.35- Protesta e PD, Noka: Rama ka panik nga fjala e lirë

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, në fjalën e tij nga protesta e opozitës, u shpreh se kryeministri Edi Rama do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë shqiptarëve.

Rama ka panik nga fjala e lirë. Komisioni i censurës me në krye Bracen këtë qëllim kishte. TikToku aplikacioni më i pa kontrolluar nga qeveria ku i çirret maska Ramës. Meqë dështoi me komisionin po përpiqet të bëjë censurën e TikTok. Do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë dhe shqiptarëve”, tha ai.

Luçiano Boçi: Pse Rama e mbylli “TikTok”-un para fushatës?

Luçiano Boçi, nënkryetar i PD-së, ka ngritur disa pyetje lidhur me mbylljen e TikTok në Shqipëri, e cila soli dhe protestën e sotme. Ai thekson se kjo masë, e marrë disa javë para nisjes së fushatës elektorale, ngre dyshime mbi motivet dhe pasojat e saj.

Ngrihen disa pyetje normale tani. Pse u mbyll pikërisht tani TikTok, para fushatës elektorale, dhe pse ky vendim u mor për një periudhë vetëm 1-vjeçare? Çfarë do të ndodhë me këtë rrjet social? A do të edukohen përdoruesit dhe menaxhuesit e tij?”, tha ai.

Boçi gjithashtu theksoi se mbyllja e TikTok mund të jetë një zgjidhje jo e duhur për të parandaluar përhapjen e informacioneve që kanë efekte negative tek të rinjtë. Sipas tij, vendet e tjera kanë përdorur filtrat e informacionit si një mjet efektiv për të parandaluar përhapjen e përmbajtjes që mund të shkaktojë dhunë apo ndikime negative.

Një zgjidhje më e pranueshme do të ishte përdorimi i filtrave për të mbrojtur përdoruesit, sidomos ata më të rinjtë,” shtoi ai.

19.03- Mehdi Malkaj: Në Beograd u drodh qeveria, po ne shqiptarët dele jemi? 

Aktori i njohur Mehdi Malkaj duke marrë fjalën në protestën e thirrur nga PD kundër mbylljes së TikTok evidentoi mungesën e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë protestë.

Pse nuk dilni o qytetarë të protestoni, çfarë ju ka bërë TikTok që nuk dilni për të protestuar? Shikoni se ç’bëjnë grekët në Athinë, për një ngjarje që ka ndodhur 5 vite më parë ngrihen dhe e dogjën Athinën. Shikoni se çfarë ndodh në Beograd, i kemi apo jo inat, jepi çfarë u takon. Dolën serbët në protestë dhe e kanë bërë Qeverinë dhe Aleksandar Vuçiç që mos dijë ku të fshihet”, tha Malkaj.

Lini një Përgjigje