
Blend Sulaj ishte një ndër 5 emrat që Rama dhe Partia Socialiste afroi në listat e zgjedhjeve të 11 majit.
Sulaj ka qenë një ndër kryetarët e degëve të Tiranës për Partinë Demokratike dhe nënkryetar i Partisë Republikane.
Në podcastin ‘Flasim’ të Kryeministrit Edi Rama, Sulaj ka treguar se nuk e priste besimin, ndërsa e kanë mirëpritur kandidimin e tij si deputet.
Biseda
Sulaj: Unë jam Blend Sulaj, lindur dhe rritur në Tiranë, sidomos te zona e vjetër. Babain e kam nga Tirona dhe mamanë nga Gjirokastra. Kam vijuar studimet për drejtësi. Pa mbaruar universitetin, isha pedagog për të drejtën penale. Edhe më pas u mora me biznesin personal. Ka qenë e bukur dëshira të merresha me politikë, por edhe me pjesën e Partisë Socialiste. Edhe këtë e vinin re ne që merreshim me pjesën e biznesit kur shkonim jashtë Shqipërisë. Ka qenë shumë e vështirë të thoje njerëzve, "Shih, Shqipëria është këtu. Edhe donim të prezantonim kafen në një panair ndërkombëtar. Më përpara, do duhej ta prezantoje për dy orë. Tani është shumë më e thjeshtë. Më pas kjo ndodhi, pasi të huajt dinin më shumë gjëra për ne, përmes turizmit.
Rama: E prisje që të trajtoheshe si të tjerët?
Sulaj: Nuk e prisja që të ishte ky besim i dhënë dhe më pritën shumë mirë. Tani kemi sfida përpara.
Lini një Përgjigje