TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2025, 18:26

Tradhtoi PL për PS, Endrit Braimllari te podkasti i Ramës: E bëra që vajzat e mia të marrin pasaportë europiane!

Shkruar nga Pamfleti

Tradhtoi PL për PS, Endrit Braimllari te podkasti i Ramës: E bëra

Dikur deputet i LSI, sot garon në siglën e PS. E kemi fjalën për Endrit Braimllarin, i cili vendosi të largohej nga partia e tij pas përplasjeve me Ilir Metën. Rama e futi atë në listë, teksa sot Braimllari ka qenë në podkastin e kryeministrit. Ai ka treguar arsyet pse u bashkua me Partinë Socialiste.

Braimllari: Ju falënderoj, për mua është shumë e thjeshtë arsyeja. Është Sofika dhe Kejsi. Ajo ka gjetur mundësinë për t’i regjeneruar. Unë kam vite që merrem me politikë dhe kam pasur mundësinë të suportoj të rinjtë. Në këto zgjedhje, PS ka gjetur një formë për të suportuar të rinjtë. Jam babai i dy vajzave, Siarës dhe Alesias. Angazhimi im është që vajzat e mia të lëvizin me atë pasaportën tjetër. Jo se nuk e duam shqiponjën.

Rama: Shqiponja do të jetë prapë

Braimllari: Pasaporta është nder dhe një mundësi e mirë, dhe PS ka krijuar një mundësi të re në lidhje me këtë qasje.

Lini një Përgjigje