TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2025, 19:33

Bardhi nga protesta: Në mbështetje të çdo të riu që lirinë e fjalën e ka prezumuar si diçka që nuk preket

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi nga protesta: Në mbështetje të çdo të riu

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në fjalën e tij në nisje të protestës kundër mbylljes së Tik ToK, u shpreh se Rama do të bëjë gjithçka që që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen.

Protestë e thirrur nga të rinjtë e FRPD dhe e mbështetur nga kreu i PD dhe strukturat. Akti i mbylljes ë TikTok nuk ka të bëjë me arsyet e shpallura publikisht nga qeveria por me tentativën për të vendosur censurën në vend. Jemi në protestë sot në mbështetje të çdo të riu që lirinë e fjalën e ka prezumuar si diçka që nuk preket.

Në 2021 Rama përdori trukun e mbylljes së kufijve që të mos lejonte votën e emigrantëve. Edhe këtë herë do të bëjë gjithçka që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen”, tha ai.

Lini një Përgjigje