
Projektligji për privatizimin e pronës shtetërore ka nxitur debate që në nisje të seancës së sotme plenare.
Opozita kërkoi që ky projektligj të hiqej nga rendi i ditës. Ndërkohë mazhoranca ka rrëzuar me vota kërkesën e opozitës për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për kalimin e pronës shtetërore në private.
Ndërkohë seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes deputetes demokrate, Dhurata Çupi dhe Eduard Shalsit sa i takon projektligjit për privatizimin.
Çupi kërkoi heqjen nga rendi i ditës i projektligjit, ndërsa tha se ky ligj është abuziv dhe klientelist, përmes të cilit godinat shtetërore do i jepen privatit.
“Është antikushtetues, po i jepni pronat publike oligarkëve. Është një ligj antikushtetues, që shkatërron vendin. Po synoni në mënyrë abuzive që pronat shtetërore të ja jepni privatit, të ja jepni oligarkëve. Po kërkoni të jepni pronën publike tek Teatri dhe shumë prona të tjera. Zonja Kryetare e Kuvendit”, tha ajo.
Përgjigjja iu dha nga deputeti socialist Eduard Sahalsi.
“Unë jam iniciuesi i këtij propozimi. Çdo godinë shtetëror e do i jepet privatit. Ja u thash dhe atë ditë, në rastin më të mirë jeni e painformuar, në rastin më të keq me ligësi kërkoni të dezinformonani. Pse nuk qëndruar në komisionin e ligjeve teksa jepja argumente. Pse nuk dëgjove rastet kur qeveria e kaluar kishte shkëmbyer prona me privatin. Synimet janë të qarta, po sanksionojmë një të drejtë që është në Kodin Civil, asgjë më shumë, asgjë më pak"
Kaq mjaftoi që të ndërhynte kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Lini një Përgjigje