TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2024, 10:41

Indrit Hoxha kallëzon në SPAK kryeministrin Rama

Shkruar nga Pamfleti

Indrit Hoxha kallëzon në SPAK kryeministrin Rama

Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha ka denoncuar në SPAK kryeministrin Edi Rama për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të fondeve për takimet e tij në Diasporë.

Në fjalën e tij për mediat, Indrit Hoxha u shpreh se kryeministri Edi Rama po zhvillon një tur takimesh me diasporën me paratë e taksapaguesve shqiptarë, që sipas tij nuk është normale për sa kohë ai ikën në takime nën petkun e kreut të PS,  jo si kreu i qeverisë.

Hoxha ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Rama.

“Ftesë për Ramën, nëse ka seriozisht turin le të vijë me mua në kampin në Francë për të parë ku i ka dëbuar shqiptarët. Rama nuk mund të manipulojë shqiptarët, atë që ka bërë me shqiptarët kërkon ta bëjë me diasporën”, u shpreh Hoxha.

Hoxha u shpreh se dëmi ekonomik që i shkaktohet buxhetit nga pesë takimet e planifikuara të Ramës është 2 milionë euro.

“Takimi i Ramës në Greqi u bë me taksat e shqiptarëve. Shifrat kalojnë mbi 2 milionë euro për të pesë takimet që Rama do të zhvillojë, por përveç vlerës ekonomike është edhe përdorimi i administratës. Rama nën në cilësinë e kryetarit të PS jo si kryeministër”, tha Hoxha

indrit hoxha edi rama spak

Lini një Përgjigje