TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2024, 22:51

PS braktis Komisionin e TIMS, Rrumbullaku dëshmon para anëtarëve të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

PS braktis Komisionin e TIMS, Rrumbullaku dëshmon para anëtarëve

Mazhoranca ka braktisur komisionin hetimor për TIMS, ndonëse sot duhej të dëshmonin personat kyç.

I pari që u thirr ishte ministri Taulant Balla. Ky i fundit kërkoi mbledhje me dyer të mbyllura, e cila u realizua pas mbi dy orësh debate. Më pas ai shkoi në komision dhe teksa të gjithë prisnin detaje nga seanca, në fund u tha se marrja në pyetje dështoi.

Balla u largua dhe u la të thirret në një tjetër ditë. Më pas socialistët braktisën mbledhjen edhe pse aty shkoi kreu i policisë Muhamet Rrumbullaku. Ky i fundit po dëshmon vetëm para anëtarëve të opozitës.

PS braktis Komisionin e TIMS, Rrumbullaku dëshmon para anëtarëve

Në fjalën e tij Muhamet Rrumbullaku ka kërkuar që dëshmia e tij në Komisionin Hetimor për TIMS të bëhet me dyer të mbyllura.

Sipas Rrumbullakut, arsyeja është se dëshmia e tij përmban të dhëna sensitive. Salianji ka hedhur për votim kërkesën e kreut të Policisë së Shtetit, kërkesë e cila është miratuar vetëm me votat dhe opozitës. 

Rrumbullaku: Kërkesa ime të hidhet në votim, unë jam gati të përgjigjem për të gjitha. Në sistemin TIMS, kemi të bëjmë me ndërhyrje të paautorizuara dhe mos respektim të procedurave. Në këtë aspekt kam kryer të gjitha kompentencat e mia ligjore.

Salianji: Për këtë kërkesë duhet votim i ndërmjetëm dhe nuk mundemi. Por propozoj të vazhdojmë vetem me pyetjet që nuk kanë lidhje me informacionet e klasifikuara. 

Lini një Përgjigje