TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2024, 21:50

Lufta e Berishës me SPAK, Tabaku: Beteja jonë nuk është me institucionet e drejtësisë, procesi po vazhdon

Shkruar nga Pamfleti

Lufta e Berishës me SPAK, Tabaku: Beteja jonë nuk është me

E ftuara e mbrëmjes së sotme në podkastin “Të pashoq” është deputetja demokrate Jorida Tabaku. Ajo ka folur lidhur me situatën ku ndodhet ish-kryeministri Berisha dhe lufta e tij me SPAK, i cili ndodhet prej 5 muajsh në "arrest shtëpie".

-Çfarë mendimi keni ju për situatën ku ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha dhe raporti i tij me SPAK?

Unë e kam thënë disa herë që ne nuk e kemi betejën me institucionet e drejtësisë dhe nuk ndihem mirë kur ka sulme ndaj institucioneve të drejtësisë dhe sidomos kur vijnë nga përfaqësues të opozitës. Në qoftë se ka njerëz që janë të shqetësuar nga drejtësia është qeveria. Ata përpiqen të ushtrojnë presionin, pushtetin e tyre por nuk e kontrollojnë dot plotësisht. Mund të përdorin çdo lloj mënyrë, por nuk jam e sigurt që nuk ia dalin dot plotësisht.

-Shumë kolegë tuaj, besojnë që SPAK është i influencuar nga mazhoranca dhe kryeministri Rama? E besoni këtë?

Faktin që ka presion mbi prokurorë të caktuar e besoj edhe unë, absolutisht që ka. Ka ushtrim presioni, por unë kam besim te institucionet dhe dua t’i jap një mundësi. Edhe kolegët që kanë besim, vazhdojnë çojnë dosje tek SPAK.

-Si e lexoni bilancin e deri tanishëm të punës së SPAK?

Unë jam një nga personat që kam dërguar më shumë dosje në SPAK dhe e kam konsideruar si një kontribut të PD-së për SPAK. E kam nisur në 2020 me dosjen e inceneratorëve, me dosjen për energjinë, rrugët dhe jam përpjekur t’i vë në punë. SPAK duhet të tregojë që shkon atje ku është pushteti. Dosjet që i kemi dërguar ne janë ato për persona që janë ende nën funksion.

Unë kur pashë Erion Veliajn që shkoi në SPAK, thashë që për mua sot është një ditë e mirë për SPAK-un. Jam e sigurt që është person që ka dijeni por edhe një person që duhet të vihen nën hetim.

-E quani korrekte gjithë procesin e SPAK ndaj ish-kryeministrit Berisha?

Le t’i lëmë institucionet të punojnë. Për Berishën SPAK ka ndjekur një rrugë, avokatët e tij po shkojnë në gjykatë po tentojnë rrugën ligjore. Unë e quaj një proces i cili është duke vazhduar. Do kisha dashur që në këtë proces që ne të mos ta kishim betejën me SPAK.

 

Lini një Përgjigje