
E ftuara e mbrëmjes së sotme në podkastin “Të pashoq” është deputetja demokrate Jorida Tabaku. Ajo ka folur për raportet e saj me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
-Çfarë marrëdhënie keni me Berishën?
Nuk kam komunikuar me të, të paktën pas arrestit shtëpiak. Unë e kam thënë dhe më vjen mirë që zoti Basha e përsëriti. Nuk është momenti i mirë për PD. Nuk kishte vend për ekzaltim. Nuk është moment triumfi as për PD dhe a për Shqipërinë. Bëhet fjalë për ish-president e ish-kryeministër. Shumë shqiptarë e lidhin me shumë rritje. Një pjesë e madhe e arritjeve të PD e lidhin me të. Unë do kisha shpresuar që në këtë betejë të mos përfshihej PD, por u përfshi sepse ai identifikon një pjesë të saj.
-Po me Bashën keni kontakte?
Kam kontakte te salla e Parlamentit, nuk kam kontakte të tjera. Unë jam përpjekur shumë për këtë që e them ta realizojë dhe në diskutime brenda partisë dhe herën e fundit që e kama takuar, muaj më parë, i kam kërkuar të bëhet përpjekje për bashkimin e partisë.
Lini një Përgjigje