
E ftuara e mbrëmjes së sotme në podkastin “Të pashoq” është deputetja demokrate Jorida Tabaku.
Ajo ka folur për marrëdhëniet me Sali Berishën dhe nëse i është kërkuar t’i bashkohet. Po ashtu për prapaskenat e negociatave mes demokratëve, marrëdhënien me Lulzim Bashën dhe pse nuk është Jorida Tabaku as me njërin prej tyre?
-Situata në PD dihet, por ku është rreshtuar Tabaku?
Mua nuk më ka pëlqyer kjo e rreshtimit. Unë jam në PD dhe nuk është faji im që ajo ndodhet në këtë situatë. Ne kemi bërë një betejë që është thënë dhe më shumë seç duhet dhe disa kanë keqardhje për gjuhën apo përshkallëzimin që erdhi më 8 janar të një përleshje fizike dhe unë në qershor, pasi u përpoqa për diçka ndryshe. Së pari nga organizimi i partisë, për të dalë në teren dhe të flasim me njerëzit dhe zgjedhjet të na shërbenin si kambanë alarmi dhe kur e pashë që rashë në vesh të shurdhët u tërhoqa nga funksionet dhe jam fokusuar te qytetarët. Që në atë kohë kam bërë thirrje për bashkin e PD. Sot jemi në faktin që 90 për qind e grupit u bashkua dhe është një proces që të vijë. Unë do e bëj betejën në opozitë.
-Zgjedhjet po vijnë, do dilni si kandidate nga Basha apo nga Rithemelimi që nuk e dime te cila vulë do strehohet.
Unë bëj thirrje për një konfederatë të së djathtës. U tentua, ka pasur një marrëveshje dhe opozita atje do shkojë. Me sistemin që kemi, pasi pa e ndrysur sistemin e gjithë opozita është e destinuar të jetë bashkë për të maksimizuar rezultatin.
-I mungon vetëm Basha... Ju e dini se nuk ndodh kurrë. Berisha e ka shpallur “non grata”.
Duhet të heqim dorë nga egoja dhe u referohem atyre që kanë vendimmarrje. Të fokusohemi te situata. Zgjedhjet e vitit që kaluan ishin shqetësuese dhe nëse vijojmë deri në pafundësi për të treguar se kush ka vulën apo zotëron një copë të partisë do na mbetet të numërojmë anëtarë që largohen. Nuk ka luksin të lejojë që një anëtar të largohet. Duhet të zgjerohemi përtej PD.
Lini një Përgjigje