Ndryshe nga herët e tjera, ajo e ka thënë hapur këtë herë se do të tentojë të marrë frerët e PD nëse Berisha mbetet jashtë zgjedhjeve të 2025...
Nuk ka më asnjë dilemë. Argita Berisha pritet të marrë drejtimin e Rithemelimit në zgjedhjet e vitit që vjen.
Sali Berisha ka folur disa herë për angazhimin politik të së bijës dhe gjithmonë ka dredhuar se dy anëtarë të një familje nuk mund të jenë në parti. Por situata ka ndryshuar. Ai është i izoluar dhe brenda 3 javësh rrezikon të humbasë mandatin, pasi ka 6 muaj pa shkuar në Kuvend. Po ashtu ai rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve të vitit 2025.
Ndodhur përballë kësaj situate, duket se ka dalë sërish në skenë Argita Berisha. Ndryshe nga herët e tjera, ajo e ka thënë hapur këtë herë se do të tentojë të marrë frerët e PD nëse Berisha mbetet jashtë zgjedhjeve të vitit 2025. “Sali Berisha ka funksionin e tij dhe kuptohet se dy anëtarë të një familje nuk mund të kenë aktivizëm të spikatur”, tha ajo në një intervistë.
Argita është parë te protesta para Bashkisë së Tiranës dhe duket se nuk është e kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat në parti. “Duhet bërë më shumë për të çuar frymën te njerëzit që nuk janë angazhuar”, tha ajo.
Pra duket se mesazhet janë të qarta. Ndryshe nga shumë persona te grupi i Berishës dhe i Bardhit që ëndërrojnë të marrin kreun e partisë dhe pse jo të kandidojnë për Kryeministër, në fakt Berisha ka në mendje diçka tjetër. Për këtë parti ai ka vrarë, ka rrahur, ka vjedhur, ka prerë dhe çfarë nuk ka bërë. Për këtë arsye nuk mund ta lërë në dorë të Bardhit apo Salianjit.
Që pas arrestit, Argita nisi të dalë në publik dhe ai ishte sinjali i parë. Tani nuk ka më asnjë dyshim. Edhe nëse Gjykata nuk e ndalon, me gjasë Berisha po shkon drejt tërheqjes politike dhe Argita e tha sot hapur se në momentin që i ati nuk do të jetë më aty, do të hyjë ajo në lojë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje