TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2024, 22:20

Takimi në Athinë, Shabani: Ramës nuk i intereson vota e diasporës, mori me vete patronazhistët

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Athinë, Shabani: Ramës nuk i intereson vota e

I ftuar i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të pashoq” është kreu i Nismës “Thurje” Endrit Shabani.

Ai ka komentuar takimin e kryeministrit Rama në Athinë me emigrantët shqiptarë, i cili u shpreh se nuk mjafton vetëm t'u përmendësh hallet. Shabani shton se Ramës nuk i intereson vota e shqiptarëve të diasporës pasi nuk i kërcënon dot me vende pune dhe nuk ushtron dot kontroll ndaj tyre.

-Tubimi ishte me pjesëmarrje masive, administrata shkoi në Athinë, a ishte pjesëmarrje bio emigrantësh shqiptarë në të vërtetë siç e propagandoi kryeministri apo jo?

Në të vërtetë nuk e di sepse nuk isha atje, por është interesante për ta zbërthyer. Fjalimi i tij ishte emocionues, e dëgjon që flet për hallet reale të shqiptarëve të Greqisë. Por, kur ndalon e dëgjon thua po ky kush është? Sepse atë fjalim duhet ta kishte mbajtur në 2013 kur ishte kryetar i opozitës. Kur t’i mendon që ka 11 vjet që është kryeministër, nuk mjafton vetëm t’u përmendësh hallet atyre. Duhet të shohësh se çfarë ka bërë, sepse ky është roli i shteti. Në fakt ata janë braktisur.

Kryeministri nuk matet vetëm me fjalimet por matet me veprimet. Duhet të bëjë një bilanc, nga çfarë më ka rezultuar shqiptarët që janë jashtë Shqipërie janë braktisur nga ambasadat e veta. Punësimet në ambasadë shpesh janë qoka, nuk iu përgjigjen apo mbrojnë interesat e qytetarëve.

-Po thoni që bilanci i Edi Ramës për emigrantët shqiptarë është zero?

Bilanci është shumë i ulët, pra është negativ. Do mjaftonte fakti që ai shkoi atje pa iu garantuar apo premtuar se kur do të kenë të drejtën e votës. Minimalisht duhet t’u kërkonte ndjesë që i ka gënjyer për 11 vite. Lidhur me pjesëmarrjen, pse ishte nevoja t’i merrte nga Shqipëria? Kjo ndodh sepse në Greqi ai nuk merr dot njerëz që t’i kërcënojë me vendin e punës, t’i paguajë me nga 50 euro për të ardhur në sallë. Kjo është arsyeja pse nuk është i interesuar që të votojnë shqiptarët e diasporës pasi nuk i ka dot nën kontroll. Fakti që sallën e mbush me patronazhistë tregon që këtë kontroll nuk e ushtron dot atje. Kjo tregon si Rama vazhdon qëndron në pushtet. Pra ai gënjen veten dhe të tjerët dhe nuk arrin t’i bindë.

Lini një Përgjigje