TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2024, 22:16

Dështon marrja në pyetje e Ballës për ndërhyrjet në TIMS, Salianji: Mbledhja shtyhet, PS ka frikë nga zbulimi i fakteve

Shkruar nga Pamfleti

Dështon marrja në pyetje e Ballës për ndërhyrjet

Ministri i Brendshëm Taulant Balla nuk ka dëshmuar në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS. 

Edhe pse seanca zgjati për disa orë, kryetari i Komisionit Hetimor për Sistemin TIMS, Ervin Salianji ka njoftuar se seanca dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla do të shtyhet për një ditë tjetër. Komisioni do të vijojë me dëshmitarët e tjerë.

Në një prononcim për mediat Salianji tha se socialistët nuk pranuan që të vijonte mbledhja, pasi sipas tij kanë frikë të përballen me të vërtetën.

"Duhet të vini të paraqiteni aty, ndryshe do shkosh për ndjekje penale. Ishit që të gjithë me media të hapur sesi PS kërkoi që mbledhja të zhvillohej me deputetë që nuk kanë certifikatë sigurie, por mbledhja të jetë e mbyllur. Po këta deputetë thonë që ta shtyjmë mbledhjen se nuk kemi certifikatë sigurie. Ne kemi vendim të ndërmjetëm. Unë nuk e shkel ligjin që PS të mbulojë ndonjë gjë që ka për të mbuluar. Është vendimmarrje e PS, tani u bojkotua nga PS nga frika e përballjes. Dëshmitarët e tjerë po presin në radhë. Ka një vendim të prokurorisë që ka sjellë Ervin Mucën. Duan ta fusin në kalendar për të mos u përgjigjur”, tha Salianji

Seanca me ministrin Balla u shty pasi disa deputetë duhet të pajisen me certifikatë sigurie, për shkak se kishte informacion të klasifikuar.

“Mbledhja është e hapur dhe vazhdimi i mbledhjes bëhet sipas ligjit. Kush nuk e respekton në do depozitojmë në SPAK për personat që braktisin detyrën. Meqe ministri i Brendshëm ka kërkesë të caktuar dhe thotë që ka informacion të klasifikuar kemi propozuar që ta shtyjmë mbledhjen me ministrin derisa të pajisjen me certifikatë sigurie dhe ta zhvillojmë mbledhjen me dëshmitarët e tjerë. Ata nuk pranojnë, sepse i ka ardhur Muço aty dhe kanë frikë të përballen”, u shpreh Salianji.

salianji

Lini një Përgjigje