TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2024, 10:46

Si e vjedh Foltorja OSBE-në në Qarkun e Korçës

Shkruar nga Pamfleti
Si e vjedh Foltorja OSBE-në në Qarkun e Korçës
Korça /

Korça e vëllazërisë së heshtur pozitë-opozitë

24 zyra deputetësh, në 12 Qarqe, respektivisht nga 2 zyra, një për opozitën dhe një për pozitën, në pjesën më të madhe të tyre nuk funksionojnë siç duhet, sipas edhe INA Media, por në Korçë pas investigimesh më të thella, kjo zyrë nuk funksionon fare, nuk hapet kurrë dhe jo vetëm kaq, por te kjo zyrë gjenden të shtrira duart e deputetit Ervin Salianji dhe aprovimi, indiferenca dhe braktisja totale e saj nga deputetja Sorina Koti.

Shikoni se çfarë ndodh në Korçë.

OSBE paguan nëpërmjet Kuvendit të Shqipërisë, 24 punonjës, 2 në çdo Qark.

Edhe në Qarkun e Korçës, ka dy zyra deputetësh, 1 zyrë për pozitën, për PS-në, e cila funksionon normalisht dhe 1 zyrë për opozitën, për PD-në, dera ngjitur, në të njëjtën godinë, në të njëjtin kat me zyrën e PS-së, që është gjithmonë e mbyllur.

Partia në qeverisje, PS-ja edhe pse e shikon që zyra e PD-së është e mbyllur çdo ditë dhe kurrë nuk hapet, por Kuvendi vazhdon dhe paguan, nuk bën zë, hesht dhe e lë situatën duke anashkaluar skandalin në fjalë dhe duke mos denoncuar faktin, minimalisht në Kuvendin e Shqipërisë, por pse jo edhe në OSBE.

Por këtë skandal e investigojnë Media të përgjegjshme dhe e denoncojnë qytetarë të ndershëm, që nuk kanë ku të takojnë deputetët e PD-së për Qarkun e Korçës.

Pas një investigimi disamujor, vërtetohet që zyra e deputetëve të PD në Korçë nuk hapet asnjëherë.

Deputeti Ervin Salianji ka afro 3 vite që nuk shkel në PD-në e Korçës, as në seli, as në struktura, sepse e kanë dëbuar kryesia dhe anëtarësia e PD-së dhe jo më të shkojë në zyrën e deputetëve.

Sorina Koti, deputete e Korçës gjithashtu nuk shkel kurrë në këtë zyrë. Ku i mbledh problemet e elektoratit të djathtë Sorina, ku i takon votuesit e PD, ku konsultohet dhe ku bisedon me ta? Por jo vetëm kaq, deputetja Koti hesht teksa zyra qëndron e mbyllur.

Zullumi shtohet.

Punonjëse e zyrës së deputetëve të PD në Korçë është vendosur prej afro 2 vitesh, gruaja e kushëririt të afërt të deputetit Salianji (D. DUSHKU).

Dhe si për t'i dhënë lezet skandalit, investigimi na çon në faktin se nëpunësja e emëruar e zyrës së deputetëve në Korçë, që paguhet nga OSBE me 820 mijë lekë në muaj, nëpërmjet Kuvendit të Shqipërisë, ka më shumë se një vit që është në Gjermani.

Salianji, Koti dhe tarafi vjedhin me nepotizëm dhe në shkelje të ligjit edhe kur janë në opozitë, mendo se çfarë mund të bëjnë nëse ndonjë ditë vijnë në qeverisje.

Heshtja e PS-së së Korçës  tregon padyshim aleancë me opozitën në Korçë, teksa hesht dhe nuk flet për fonde që shpërdorohen, teksa këtë vend pune mund dhe duhet ta marrë një njeri i përkushtuar për punë dhe në nevojë.

Dhe për ta mbyllur, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe instanca të tjera që mund të lidhen me çështjen duhet të fillojnë hetimet menjëherë dhe të marrin masa ndaj shkelësve, sepse jemi duke shpërdoruar fondet e një prej organizatave më të mëdha ndërkombëtare, me kontribute shumë të mëdha për demokratizimin e Shqipërisë.

Nga Korça e vëllazërisë së heshtur pozitë-opozitë./Pamfleti

foltorja korça osbe

Lini një Përgjigje