Është shoqëruar me tensione seanca e sotme në Kuvend në lidhje me projektligjin për privatizimin e pronave shtetërore.
Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi u shpreh kundër këtij projektligji, që sipas tij ka si synim të prishë investime dhe të ndërtojë kulla.
'Pronat një herë i dhatë me qira, pastaj u prish investimi 2150 përqind e u ndërtua kulla.
Po ndërroni tokat në dell kanali me tokat shtetërore. Na vini edhe amendamentin se si vidhet më mirë.', tha deputeti.
Ndërkohë edhe eputetja e PD, Dhurata Çupi, i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit ta heqë nga rendi i ditës projektligjin “Për privatizimin e pronave shtetërore” duke theksuar se ai është një projektligj i porositur nga kryeministri Edi Rama për klientët e qeverisë si ata që marrin leje ndërtimi tek Teatri apo në bregdet.
“Sot në rendin e ditës është parashikuar për t’u diskutuar e votuar edhe pika 8 “Për privatizimin e pronave shtetërore”, - nënvizoi znj. Çupi. - Unë jam e bindur që propozuesit, deputetët e PS, nuk kanë asnjë lidhje me këtë propozim. Ky është patjetër një propozim i Qeverisë dhe i Kryeministrit. Ju kërkoj ta tërhiqni nga votimi, ta tërhiqni nga shqyrtimi këtë projektligj, është antikushtetues, është abuziv, është një projektligj i porositur që do të marrë edhe ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur vendit.
Është një projektligj për klientët e qeverisë, për klientët që marrin leje ndërtimi tek Teatri. Pronat shtetërore të Teatrit do t’i jepen privatit për kulla. Është një projektligj që kanë marrë deri tani në bregdet me investime strategjike. Investojuni, zonja kryetare për ta tërhequr këtë projektligj sot nga rendi i ditës.”
Lini një Përgjigje