
Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i PS-së, mbrëmjen e së premtes ishte në Njësisë Nr.11 në kryeqytet, ku është takuar me anëtarët e shtabit elektoral socialist.
“Dhe nata vazhdon, celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle!”, shprehet kryeministri në llogarinë e tij në rrjetin, teksa e shoqëron edhe me pamjet filmike të takimit dhe diskutimeve me strukturat e Njësisë nr. 11.
Manastirliu tha se punohet edhe me njësitë e tjera fqinje dhe me elektoratin. Kryeministri nuk harroi edhe batutat me të pranishmit, ku iu drejtua një prej të rinjve drejtues i strukturës:
“Unë njoh tët ëmë dhe tët atë që në kohën kur ishin të dashuruar”, shprehet kryeministri me një nga drejtuesit e Njësisë. i riu i përgjigjet se “ashtu janë ata akoma, të dashuruar dhe se kshtu vjen jeta!”.
Por Rama ia kthen: “atë nuk e dimë ne...!”.
Ndërsa e pyet për familjen, Rama i kujton atij se “të kemi me dy koka si deputet ty, edhe për Tropojën dhe për Tiranën...!”.
Më tej kreu i PS përshëndeti një nga anëtarët e vjetër të PS, që në kohën kur ai nisi karrierën politike. “Kur kemi filluar ne me Pashkun i kishim flokët e zeza. Tani janë bërë të bardha, të paktën ky i ka të gjata e kaçurrela, i ka akoma”, duke shkaktuar të qeshura të të pranishmëve.
Më tej Rama mësoi rezultatet e punës dhe shqetësimet e votuesve.
Teksa nuk e harroi ngacmimin në distancë edhe për kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, duke pyetur shtabin nëse kishte ndonjë votë në Laprakë dhe nënvizoi se ai e kishte frikë bufin dhe ka rënë këto kohë nga frika e 'doktorit.
“Po Luli ka ndonjë votë këtu? Hë, a ka vota ai? Zyrë ka ai, po kandidat a ka? O Lul... Ka ai po aha, u ngrit ca kohë, por ka ra. Ka frikë bufin ai, ka frikë! Jo, e ka shumë frikë doktorin ai, doktori, doktori thotë, e ka frikë! Ka frikë bufin se e shkul si dhëmb qumështi!”, tha Rama.
Lini një Përgjigje