
Kreu demokrat Sali Berisha, në vijim të takimeve për zgjedhjet e 11 majit, tha se nëse opozita fiton zgjedhjet, çdo shqiptar do të marrë 200 euro në muaj, pra 6.3 euro në ditë. Berisha u shreh se me këtë shumë çdo shqiptar del nga mjerimi
“Në rast se ndalemi në këtë fushatë, ju konstatoni se ata që qeverisën 12 vite, prej 2 muajsh më së shumti paraqitën kopje të deformuar të programit tonë.
Se në rast se ti, kryeministër 12 vite, del para qytetarëve dhe u flet për zhaba, hardhuca, bretkosa, atyre që nuk blejnë dot ilaçet, atyre që nuk e mbyllin dot muajin me ushqime, atyre që të sëmurët në spitale i kanë pa mjekim, atyre që sado të ndajnë në sofër nuk u mjafton dhe për fëmijët e tyre dhe detyrohen t’u thonë ndiq rrugët e botës së këtu nuk na del.
Në qoftë se ti kryeministër, kur në janar paraqet buxhetin 8 miliardë, qindarkë për qindarkë djersë dhe taksë e juaja, dhe lë për 780 mijë pensionistë 16 milionë euro dhe u thua se po të rrisim pensionet apo po të vendosim minimumin jetik 200 euro, biem në humnerë. Refuzon votimin e ligjit me pashpirtësi dhe kur e sheh që njerëzit po të shohin me përçmim, kur e sheh që njerëzit po e kuptojnë se ty nuk ta ndjen për ta, atëherë del e mashtrim, kthehesh tek arma jote e vjetër e thua do bëj pensionin 200 euro, por në vitin 2030”, tha Berisha.
Ai tha se organizatat e fëmijëve dëshmojnë se 18 përqind e familjeve nuk u japin dot fëmijëve tre vakte. Sipas tij, po këto organizata thonë se 41 përqind e familjeve nuk u japin dot fëmijëve ushqimin e duhur.
Në vijim, duke sqaruar programin e opozitës, Berisha tha se në listën e rimbursimit do futen 100 përqind e të gjitha ilaçeve që i ka një vend i zhvilluar si Italia
“Tani kush përfiton nga kjo? Nga kjo përfitojnë mbi 510 mijë pensionistë, të cilët marrin pension jo të plotë, por të pjesshëm. Pensioni i pjesshëm është nga 90 gjer në 130-140 euro.
Jo, këta të gjithë pa përjashtim do marrin 200 euro. Përfitojnë edhe ata që nuk kanë asnjë pension. Edhe ata do marrin 200 euro. Nuk mund t’i lërë shoqëria kurrë në mëshirë të fatit”, tha ai.
Përveç kësaj, tha Berisha, pensionistët nuk mund të blejnë me të njëjtin çmim ushqimet siç i blejmë ne me rroga të larta dhe të mesme.
“Atëherë ne atyre do u japim kartën e konsumatorit. Kjo do të thotë që të gjitha ushqimet dhe gjërat bazë që do i blejnë, do u kthehet TVSH-ja, pra 20-përqindëshi.
Sa është kjo? Kjo është 450 euro në vit. Nuk është pak. Po ta marrësh me pensionet e sotme, janë tre pensione.
Do të ulim energjinë në 7 lekë. Do përgjysmojmë tarifën e ujit”, tha ai.
Lini një Përgjigje