TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2025, 14:17

Basha thumbon Berishën përmes Ramës: E ke hutuar doktorin, i dhe logon e PD që të bëjë deputet Metën nga 313! 

Shkruar nga Pamfleti
Basha thumbon Berishën përmes Ramës: E ke hutuar doktorin, i dhe
Lulzim Basha

Kreu i Koalicionin të Demokratëve Euroatlantikë, ka replikuar sërish me kryeminsitrin Edi Rama. Kësaj here Basha ka shënjestruar kreun e PD Sali Berisha përmes Ramës. 

Ai thotë se Berisha mori logon e PD në 'këmbim' të Ilir Metës në burg, nga ku e ka nxjerrë edhe si kandidat për deputet.

"O Rame kaq shume e ke hutuar doktorin pasha zotin? Megjithëse i ke dhënë logon prape thote logon e ka Lul Basha. Hemo Rama ça ustai je, i ke dhënë një buf të bardhe atij vetë mban buf floriri, e ferkon bufin e floririt e fërkon? Se vetem ai buf floriri të ban në pushtet. 

Kështu kujton se e zgjidhe punën e trekëndëshit? I dhe logon e PD doktorit që të nxjerri te 313 Ilir Metën deputet,. I ke bërë hesapet pa hanxhi mo Rame, doni me e marr Shqipërinë pajë ,e keni tepru shume, u trash zullumi Rame 7x7=313 Rame 731 boji gati këmishat me vija", tha Basha. 

Lini një Përgjigje