TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2025, 16:43

Listat për deputet, Korreshi: Isha kundërshtar i Berishës dikur, për Dash Sulën më erdhi keq

Shkruar nga Pamfleti

Listat për deputet, Korreshi: Isha kundërshtar i Berishës dikur,

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili kandidon në listën e mbyllur të koalicionit 'Aleanca Shqipëria Madhështore" në qarkun e Fierit, ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, një javë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale.

Për News24, Korreshi theksoi se vendosja e tij në listë nuk ka ardhur si një akt besnikërie ndaj liderit, por si vlerësim për kontributin e tij brenda PD-së.

“Unë kam qenë kundërshtar dikur i zotit Berisha, por jam besnik i PD-së. Ndihem i vlerësuar për punën që kam bërë dhe më është njohur ky kontribut,” u shpreh ai.

Gjithashtu, ai komentoi edhe mungesën e Dashnor Sulës në listën e kandidatëve, duke theksuar se do të kishte preferuar ta shihte atë pjesë të garës.

“Më ka ardhur keq që Dashnor Sula nuk ishte pjesë e listës. Po të ishte në dorën time, ai do të ishte një nga preferencat për shkak të cilësive dhe kontributit të tij në PD,” tha Korreshi.

Lini një Përgjigje