TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2025, 14:54

Fatmir Mediu nuk duhej të ishte në listë të mbyllur, por i mbyllur në qeli

Shkruar nga Pamfleti
Fatmir Mediu nuk duhej të ishte në listë të mbyllur, por i
Fatmir Mediu /

Përveç krimit në Gërdec, SPAK duhet ta hetojë Fatmir Mediun, për provat në raportet e SHISH, Anti-Trafikut e Inteligjncës Financiare, që kanë vënë në dijeni Prokurorinë dhe vetë SPAK-un, për përfshirje të tij në veprimtaritë e disa grupeve mafioze në Tiranë, Durrës, Fier e Berat dhe për 10 bizneset që ka hapur në emër të djalit e vajzës...

Fatmir Mediu, politikan ekzemplar i krimit e korrupsionit, prej 28 vitesh është deputet dhe 7 vite ish- ministër, i përkëdhur e mbrojtur nga Sali Berisha dhe i pa prekur nga drejtësia e asnjë kohe.

Rast i pandëshkueshmërisë së tij, është tragjedia e Gërdecit me 26 viktima, me 300 të plagosur e 100 milionë Euro dëme në banesa e biznese, të cilat ish-kryeministri Sali Berisha i dëmshpërbleu nga buxheti i shtetit, ngaqë demontimi i municioneve ishte biznes i të birit.

Në vend që t’i hiqej mandati, të arrrestohej, të dënohej me burg e t’i ndalohej marrja me politikë zyrtare, Sali Berisha përdori drejtësinë dhe mazhorancën parlamentare, që Famir Mediu të mos prekej, ndërsa në vitin 2009 e bëri përsëri deputet dhe e emëroi Ministër Mjedisi.

Prej 3 vitesh, Fatmir Mediu, është marrë i pandehur e po gjykohet, por SPAK e Gjykata po bëjnë “teatër” në favor të tij, duke shtyrë seancat, në vend që ta hetojnë e gjykojnë në arrest me burg.

Dy ditë para çdo seance gjyqësore, Fatmir Mediu ikën në SHBA, duke mashtruar sikur e ftojnë kongresmenët e senatorët në takime zyrtare, ku publikon fotografi takimesh nëpër restorante, ndërsa SPAK e GJKKO nuk i bllokojnë pasaportën e ta marrin forcërisht.

Sali Berisha e ka futur përsëri Fatmir Mediun, në listën e mbyllur të PD, kur ai duhet mbyllur në burg, atje ku janë kriminelët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij Ilir Meta, Ilir Beqja, Alqi Bllako etj.

Sepse Fatmir Mediu, ka shumë precedentë penalë, mes tyre, i dënuar me 3 vite burg në Itali, për trafikim drejt vendeve të BE, të një trafikanti nga Berati i dënuar 10 vite për trafiqe e në kërkim ndërkombëtar, duke e futur në delegacionin e Kryesisë së Kuvendit me pasaportë false.

Ai duhet të burgoset, mbasi SHISH, Anti-Trafiku, Anti-kontrabanda dhe Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, kanë vënë në dijeni Prokurorinë dhe SPAK-un, për përfshirje aktive të Fatmir Mediut, në veprimtaritë e disa grupeve mafioze në Tiranë, Durrës, Fier, Berat e Elbasan.

Në këto raporte, thuhet se një oligark ndërtues, ish-ortak në Gërdec, i ka kaluar 2 milionë Euro gruas zyrtare të Fatmir Mediut, nëpërmjet një llogarie te një fondacion kreditimi e pa specifikim.

Mjafton që SPAK, të hetojë për pyetjen e gazetarëve amerikanë, se cili ishte burimi i parave të Fatmir Mediut, për të shkolluar djalin e vajzën në SHBA.

SPAK nuk po heton provën, që djali Even Mediu, direkt pas përfundimit të studimeve jashtë Shqipërisë krijoi në Tiranë, kompani private me investime mijëra Euro dhe u bë ortak në 8 kompani: “Beauty International”, “EM Consulting’s”, “Nexatel”, “Proper Pizza Albania”, “Proper Pizza Delivery”, “Proper Pizza Production” e “SEG eksport”.

Për këto kompani, djali i Fatmir Mediut ka disa zyra luksoze nga 150-200 m2 në ish-Bllok dhe në kullën e Bashkim Ulajt, por me firmat “MG Finleas GmbH” e “Edelweiss city Apartments GmbH”, rezulton se ka bërë shumë transaksione, ndërsa vajza Semela Mediu ka 2 njësi tregtare “M&T” e “BEAUTY INTERNATIONAL” te qendra “Toptani”.

Fatmir Mediu është skeduar për blerjen e një vile 292 m2 me vlerë 65 mijë USD në Kavajë, për të cilën, deklaron se e ka blere me kredi 50 mijë USD, që ka marrë me letra false nga qeveria, si gjoja deputet i pastrehë, ku faktikisht kishte apartament 191 m2 plus shtesë 56 m2 në Tiranë.

Edhe sikur të mos ishte i pandehur për tragjedinë e Gërdecit, mjaftojnë këto prova, për ta hequr nga lista e mbyllur dhe për ta mbyllur në qeli./Pamfleti

fatmir mediu lista e mbyllur

Lini një Përgjigje