TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2025, 16:08

Berisha e vendosi në listë të mbyllur, Luan Baçi: E dija që e kisha vendin e sigurt

Shkruar nga Pamfleti

Berisha e vendosi në listë të mbyllur, Luan Baçi: E dija

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, ndërsa fushata elektorale do të nisë zyrtarisht pas një jave.

Baçi theksoi se nuk ka pasur asnjëherë pritshmëri të larta për pozicionimin e tij, duke e lënë gjithçka në dorën e punës dhe mbështetjes së demokratëve të Fierit.

“Nuk krijoj pritshmëri, çdo gjë ia lë punës, por nuk e vija në dyshim se do të isha në listën e mbyllur, pasi demokratët e Fierit më kanë votuar në mënyrë plebishitare sa herë kam qenë në garë. Në primaret e fundit isha ndër më të votuarit”, deklaroi ai në një intervistë për News24

Deputeti demokrat gjithashtu u shpreh se nuk do ta kishte parë si problem të ishte pjesë e një liste të hapur.

“Madje, do të më dukej më këndshëm të isha në listën e hapur, sepse do të garoje dhe të hyje në parlament me votë të hapur,” shtoi ai.

Lini një Përgjigje