
KQZ ka miratuar sot sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark, bazuar te numri i zgjedhësve, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Nga përpunimi i të dhënave të listës të zgjedhësve marrë nga DPGJC për zgjedhjet e datës 11 maj 2025, rezulton se në Republikën e Shqipërisë numri i zgjedhësve është 3,467,962 zgjedhës.
Sasia e fletëve të votimit që do të prodhohet për zgjedhjet për Kuvend, duke shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve, është 3,534,000 fletë votimi.
Në përfundim të shqyrtimit administrativ të kërkesës së “Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për heqjen e menjëhershme të simboleve, stemave dhe logove jo zyrtare të PD, Komisioneri Ilirjan Celibashi urdhëroi Policinë Bashkiake Korçë për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga ambienti privat në lagjen nr. 7, Korçë.
“KSHZ caktoi numrin e Komisioneve të Administrimit e Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë (KANVVJ) dhe Grupeve të Numërimit të Votave nga Jashtë (GNVJ), përkatësisht 7 KANVVJ dhe 37 GNVJ. Gjithashtu, u dha autorizimi për KZAZ-në nr. 44, Bashkia Rrogozhinë, që me vendim të krijojë dhe emërojë Komisionin e Qendrës së Votimit të Posaçme nr. 2224/01, IEVP Rrogozhinë. Në përfundim të shqyrtimit administrativ të kërkesës së “Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për heqjen e menjëhershme të simboleve, stemave dhe logove jo zyrtare të PD, Komisioneri urdhëroi Policinë Bashkiake Korçë për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga ambienti privat në lagjen nr. 7, Korçë.”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ndërkohë, monitoruesit e fushatës zgjedhore kanë raportuar në KQZ për shkelje të konstatuara në Bashkinë Tiranë dhe Delvinë, ndaj KSHZ vendosi urdhërimin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga zyra zgjedhore afër QV-së 2114, me vendndodhje shkolla e mesme e bashkuar “Bedri Llagami”, njësia administrative Vaqarr, Tiranë, si dhe urdhërimin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike nga zyra zgjedhore afër KZAS-së nr. 89 me vendndodhje, në Delvinë, Qarku Vlorë.
Lini një Përgjigje