Vizita e tij është një kambanë alarmi për politikën. Blinken nuk do të vijë kot. Lufta ndaj korrupsionit është cilësuar si kyçe për amerikanët dhe ai do të vijë me mesazhe të qarta
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt.
Burime diplomatike, i thanë Top Channel, se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.
Për momentin nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO.
Por vizita e tij është një kambanë alarmi për politikën. Blinken nuk do të vijë kot. Lufta ndaj korrupsionit është cilësuar si kyçe për amerikanët dhe ai do të vijë me mesazhe të qarta. Po ashtu pritet që në fokus të jetë siguria rajonale, ndikimi rus, lufta në Ukrainë dhe angazhimi i Shqipërisë në NATO.
Ishte vetë Sekretari Amerikan i shtetit Antony Blinken, ai i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Kjo u shoqërua me një sulm frontal nga Berisha në adresë të Blinken.
Po ashtu ai vjen në një kohë kur politika shqiptare është në kaos. Përveç kryeministrit dhe presidenti nuk dihet se kë do të takojë Blinken, por e sigurt është se ai do të japë mesazhe dhe për politikën në mënyrë që të marrë fund kaosi.
Po ashtu sekretari Blinken ka qenë aktiv përmes mesazheve për de-eskalikin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shtatorin e vitit të shkuar.
Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991. Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar. Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016.
Ardhja e Antony Blinken në vendin tonë do të shënojë vizitën e katërt të një sekretari shteti në Shqipëri.
Lini një Përgjigje