
Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka folur pas tensioneve të krijuara në komisionin e Reformës Zgjedhore.
Sot deputetët e grupit Bardhi-Berisha bllokuan mbledhjen e radhës të komisionit të Reformës Zgjedhore që ishte përcaktuar të niste sot në orën 12:00.
Fillimisht deputetët janë penguar nga Garda e Republikës por më pas kanë hyrë në sallë dhe kanë zënë ulëset e socialistëve.
Sipas Vokshit, Edi Rama dhe Lulzim Basha e kanë bërë me plan që Komisioni i Reformës Zgjedhore, të dështojë.
“Kanë dy vite që e mbajnë peng komisionin e Reformës Zgjedhore. Kur u zgjua Alibeaj dhe Gjinkuri? Pasi ne çuam kërkesën, bazuar edhe në raportin final të OSBE/ODIHR. I njëjtë është dhe raporti i Progresit. Nuk e kanë më besimin tonë as Alibeaj dhe as anëtarët e komisionit. Është plan për dështim, Rama-Basha. Pse nuk u mblodhën dy vjet?!”, u shpreh ajo në “News24”.
Lini një Përgjigje