
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur nga Kryesia e Kuvendit, pas përplasjeve me mazhorancën në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Bylykbashi ka thënë se opozita kërkon vendosjen e rregullave të barabarta në mënyrë që të mos lejojë shtetin të prekë zgjedhjet.
"Ajo që kërkon opozita është vendosja e rregullta të drejta e të barabarta, të mjaftueshme, jo të pamjaftueshme, që të pengojë shtetin të futet në zgjedhje, që shteti të ndahet nga partia në pushtet, që të ndalohen kriminelët të blejnë vota", ka thënë Bylykbashi.
Sipas deputetit demokrat ky është një vendim i Edi Ramës për të shkatërruar Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Bylykbashi tha se ndërkohë që opozita kërkon një reformë zgjedhore me konsensus, Rama kërkon vetëm të blejë vota e të bëjë pazar.
"Duket vendimi i qartë që ka marrë Edi Rama që Komisionin e Reformës ta shkatërrojë. Të shkatërrojë çdo mundësi që parlamenti të bëjë një reformë zgjedhore me konsensus. E ka deklaruar në dhjetor se do të kërkojë numra, Pazar, por jo konsensus, vetëm që të miratojë rregullat që do ai për zgjedhjet që ato të jenë si të 14 Majit, të mëparshmet.
Ajo që kërkon opozita është vendosja e rregullta të drejta e të barabarta, të mjaftueshme, jo të pamjaftueshme, që të pengojë shtetin të futet në zgjedhje, që shteti të ndahet nga partia në pushtet, që të ndalohen kriminelët të blejnë vota, që të ndalohet sistemi kriminal i patronazhimit, të shtrëngojmë rregulla më të forta që SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm mos t’i shmangen detyrave që kanë.
Të gjitha këto Edi Rama nuk i do sepse kërkon një reformë zgjedhore që ta mbyllë me atë që ka bërë pazar, me Lulzim Bashën.
Nuk mundet në Komisionin e Reformës Zgjedhore që ta përcaktojë Edi Rama se kush është opozita”, ka thënë Bylykbashi nga Kryesia e Kuvendit.
Lini një Përgjigje