TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2024, 11:49

Aksioni opozitar, Gjekmarkaj kundër propozimit të Salianjit për ngujim: Të riformulojmë kërkesat për komisione hetimore

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni opozitar, Gjekmarkaj kundër propozimit të Salianjit për

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur kundër përshkallëzimit të aksionit opozitar me ngujim dhe grevë urie.

Gjekmarkaj ka dalë kundër propozimit të Ervin Salianjit, duke thënë se nuk është votuar për të qenë “gladiator”.

Sipas tij zgjidhja më e mirë është të riformulohet kërkesa për komisionet hetimore.

“Para se te shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qëllim në vetvete, por realizimi i kërkesave tona duhet te krijojmë një mundësi komunikimi qe te kenë zë edhe ndërkombëtarët.

Le ti riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje të ligjit për to ku ne të jemi pjesë.

Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata që kanë deklaruar se janë të gatshëm të sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Në fund, publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bërë atë”, ka thënë Gjekmarkaj në mbledhjen e grupit të demokratëve.

Nga ana tjetër, deputetja demokrate Dhurata Çupi ka kërkuar që të merret një vendim për amnistinë penale, pasi prej saj përfitojnë protestues të PD-së, është shprehur Çupi.

agron gjekmarkaj partia demokratike

Lini një Përgjigje