TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2024, 10:39

"Ka ardhur Allegri në Parlament, është maskuar si Kazi Barthi", Braçe ironizon Bardhin: Klith njësoj si trajteri i Juventusit!

Shkruar nga Pamfleti

"Ka ardhur Allegri në Parlament, është maskuar si Kazi

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar aktet e dhunës së deputetëve të Rithemelimit dhe të grupit ‘Bardhi’ gjatë seancës plenare të ditës së djeshme (5 shkurt) në Kuvend.

Duke ripublikuar videon e momentit kur deputeti Gazment Bardhi hyn në Kuvend edhe pse i përjashtuar, Braçe ka ironizuar veprimin e tij të hedhjes së palltos duke e krahasuar me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri i cili bën të njëjtat veprime kur ndeshja nuk shkon në favor të skuadrës së tij.

“Ka ardh Allegri në Parlament. Erdhi masku si Kazi Barthi. E hedh pallton po njesoj, kthith ndaj lojtarëve po njësoj; I vetmi ndryshim eshte qe Kazi e do Salihun me shumë se sa Allegridonte Agnellin”- shkruan Braçe krahas videos së postuar në Instagram.

Seanca e ditës së djeshme zgjati rreth 15 minuta dhe u ndërpre pasi deputetët e grupit Bardhi dhe Berisha hynë në sallën e Kuvendit, madje në një moment hodhën edhe një fletore të rregullores drejtuar kryeministrit.

Mbledhja e rradhës e Kuvendit pritet të jetë më 8 shkurt, kur do të miratohet marrëveshja me Italinë për emigrantët si dhe qeveria do të pranojë disa propozime të opozitës për zgjerimin e përfituesve të amnistisë penale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Lini një Përgjigje