TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 22:43

"Të huajt përplasen me policinë me hunj në dorë", Murrizi debat me Vokshin

Shkruar nga Pamfleti

"Të huajt përplasen me policinë me hunj në

“Tubim apo protestë?” kjo ishte tema që përplasi në emisionin “Now me Erla Mëhillin, ish-deputetin Myslim Murrizin me deputeten Albana Vokshi.

Daljen e protestuesve para Kuvendit dhe më pas tek rruga “Mustafa Metohiti” , Murrizi e ka konsideruar tubim, ndërsa Vokshi tha se është protestë.

Murrizi solli dhe shembullin e protestave të huaja, ku protestuesit përplasen me hunj në dorë me policinë.

Murrizi: Ne nuk kemi bërë protestë, shpresoj që  të fillojë me 20 shkurt.

Vokshi: Nuk i heqë asnjë pikë e asnjë presje, Murrizit. Unë gjykojë se është protestë.

Murrizi: Unë them se është tubim.

Vokshi: Ata thyen xhamat e dritareve ose xhamat e gjithë dyqaneve, por ama në fund të ditës është e drejtë proteste.

Murrizi: Përplasen me policinë me hunj në dorë ato.

Vokshi: Ne kemi ligjin nga Rama që dhe nëse njofton policinë se ka protestë ty të arreston.

Lini një Përgjigje