TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 21:34

“Ka rënë parlamentarizmi”, Salianji: Kaosi krijohet sepse nuk ka demokraci

Shkruar nga Pamfleti

“Ka rënë parlamentarizmi”, Salianji: Kaosi krijohet sepse

Tensionet e krijuara pasditen e sotme në Parlament gjatë protestës së opozitës, sipas deputetit demokrat Ervin Salianji, vijnë pasi ka rënë parlamentarizmi.

Deputeti tha se parlamenti nuk po kryen më funksionet e veta që lidhen me miratimin e ligjeve dhe mirëqeverisjen.

Salianji tha ka një arsye përse krijohet ky kaos, dhe kjo arsye është sepse kolona kryesore e demokracisë, nuk ekziston më.

“Ka rënë kolona kryesore që mban një demokraci, parlamentarizmi. Parlamenti nuk ka funksion mbikëqyrës, nga ana tjetër nuk po prodhon asgjë që ka të bëjë me mirëqeverisjen, sepse ligje miraton edhe diktatura.

Kur vjen Rama është dhe Luli. Ne e kemi treguar se kjo mazhorancë nuk kujdeset për interesat e qytetarëve. Nëse debati për të kaluarën ishte për më shumë se një vit, tani debati është zhvendosur mes opozitës dhe mazhorancës”, tha Salianji.

Protesta e sotme e Partise Demokratike nisi para Parlamentit e më pas u zhvendos poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha ku ishin mbledhur mijëra mbështetës.

Kjo protestë sipas Salianjit ishte e kënqashme dhe e ka arritur qëllimin e saj.

“Sot kishte pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve që iu bashkangjitën thirrjes së parlamentit për të protestuar para parlamentit. Kemi pasur mesazhe nga ambasada e SHBA, Britanisë", ka thënë Salianji në një intervistë për Report Tv.

ervin salianji partia demokratike

Lini një Përgjigje