
Për herë të parë që kur Sali Berisha është mbyllur në arrest shtëpie, në tubimin poshtë banesës së ish kryeministrit, ka qenë prezent dhe Gazment Bardhi.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të tubimit jashtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Bardhi tha se PD-ja është e bashkuar.
Më tej ai shtoi se pas aksioni në parlament demokratët do duhet të ndërtojnë edhe aksionin jashtë tij, për të cilin sipas tij do të duhet shumë punë.
“Grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar. Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksioni në parlament na duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë tij. Ka shumë punë për t’u forcuar, por një gjë është e sigurtë. PD është e bashkuar”, u shpreh Bardhi.
Lini një Përgjigje