
Ilir Meta ka qëndruar sërish larg tubimeve të opozitës. Javët dhe muajt e fundit, Meta është parë i distancuar nga Sali Berisha. Ky i fundit ka bërë thirrje për tubime, por Meta nuk ka qenë i këtij mendimi.
Sot opozita vendosi të mbajë një protestë para Parlamentit, si sinjal për bashkimin e deputetëve. Por Meta dhe Kryemadhi nuk ishin të pranishëm. Ata dërguan si përfaqëues Petrit Vasilin, i cili mbajti një fjalë rasti.
“Kemi një kryeministër që hyn dhe del nga vrimat. Një frikacak të mbaruar. Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe këmbaleve të Gardës. Kur kemi një frikacak, të mbaruar është turp për ne që të mos e rrëzojmë këtë pis pisi që ka rrëmbyer dhe vjedh vendin ditë përditë. Asnjë hap mbrapa ndaj këtij frikacaku. Do ta shikoni do ikë me vrap. Vendosmëria jonë nuk duhet të ndryshojë. Kemi fuqinë dhe të drejtën me vetë, kurse hajduta trima nuk ka pasur kurrë”, tha shkurt Vasili.
Lini një Përgjigje