TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 17:38

“Jemi në regjim autoritar”, Bardhi: Me urdhër të Ramës deputetët e opozitës s’u lejuan në seancën plenare!

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi në regjim autoritar”, Bardhi: Me urdhër të

Pas mbylljes së seancës plenare për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, deputeti Gazment Bardhi deklaroi se Garda e Republikës me urdhër të kryeministri Rama po tenton që të lërë deputetët jashtë Kuvendit.

Ai shtoi se është e paimagjinueshme si deputetët e opozitës të shqyhen nga këmisha dhe kostumi. Bardhi po ashtu pohoi se do të bëhet pjesë e protestës së thirrur nga Rithemelimi.

Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancës plenare. Garda e Republikës me urdhër personal të Ramës tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen që të futen në Kuvend.

Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallat e seancës plenare. As garda e republikës as policia që dhunon qytetarët nuk e ndal opozitën nga përballja me regjimin e Edi Ramës. Do ti bashkohem çdo lloj proteste kundër Edi Ramës”, tha Bardhi.

bardhi rama

Lini një Përgjigje