
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar që të japë llogari për akuzat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Kjo pasi, kërkesa e Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me akuzat e Ahmetajt është hedhur poshtë nga Kuvendi.
Sipas arsyetimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kërkesa e paraqitur nuk përmbush kriteret për thirrjen e një interpelance urgjente me kryeministren.
Kujtojmë se kërkesa u depozitua sot nga në Kuvend nga sekretari i Grupit të PD-së, Arbi Agalliu.
“Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetaj. Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD, depoziton kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente. Ahmetaj deklaroi se pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj”, njoftoni PD-ja pas dorëzimit të kërkesës.
Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi duke folur lidhur me deklarata e bëra nga ish-zv/Kryeministri, Arben Ahmetaj, deklaroi se Rama dhe Veliaj duhet të ishin prej kohësh para drejtësisë. Bardhi tha se Ahmetaj tregoi se kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve.
Pas dëshmisë së ish-zv/Kryeministrit, Bardhi theksoi se Rama e Veliaj, duhet të japin dorëheqjen urgjentisht. Më tej ai shtoi se vonesa apo mungesa e nisjes së hetimeve nga SPAK ndaj kryeministrit dhe kryebashkiakut, do të vendosë në dyshim besueshmërinë e saj.
“Që Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë kokat e aferës së inceneratorit të Tiranës dhe dy zyrtarët më të korruptuar të shtetit shqiptar, askush prej nesh nuk ka pritur ta mësojë nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës për 20 vjet!
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ishin me kohë para drejtësisë për të dhënë llogari për vjedhjen e shqiptarëve. Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm!', tha ai.
Lini një Përgjigje