TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 17:12

E paprecedentë në Kuvend/ Nuk lejohet asnjë deputet i opozitës në sallë, Nikolla nis seancën vetëm me prezencën e PS

Shkruar nga Pamfleti

E paprecedentë në Kuvend/ Nuk lejohet asnjë deputet i

Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur pa prezencën e opozitës. Si asnjëherë më parë, në sallë nuk është lejuar të futet asnjë deputet i PD. Gardistët mbyllën derën kryesore duke mos lejuar të futen 19 deputetët e përjashtuar, por kjo ka sjellë tensione. Për pasojë nuk është lejuar të futet asnjë deputet tjetër.

Por kjo nuk ka penguar deputetët e PS, të cilët janë futur në sallë përmes hyrjeve të tjera. Teksa deputetët e PD përplasen me gardistët, Lindita Nikolla nisi seancën vetëm me deputetët e mazhorancës. Këta të fundit kanë filluar të flasin, ndërkohë që u rrëzua kërkesa e Arbi Agalliut, i cili kërkoi interpelancë me kryeministrin mbi deklarata e Arben Ahmetaj.

Në përditësim...

Lini një Përgjigje