
Deputeti Flamur Noka nga Kryesia e Kuvendit u ndal në një prononcim për mediat, ku foli për deklaratat e ish zv.kryeministrit Arben Ahmeaj.
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së, Noka tha për gazetarët se deklarata e Arben Ahmetajt zbuluan të dhëna tronditëse, që tregojnë se qeveri vepron si organizatë mafioze.
“Shoh me shqetësim të madh deklaratat që vijnë nga numri dy i Rilindjes, që qartësoi shqiptarët se kemi të bëjmë me një organizatë mafioze. Ky ishte një alarm i madh. Qeveria vjedh dhe vetëm vjedh dhe pronari i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. SPAK vepron në prapavijë. Ai mbulon pronarin dhe fsheh këmbët. Në Shqipëri nëse do kishte drejtësi të pavarur, sot qeveria duhet të kishte rënë. SKAP duhet të merret të pandehur Ramën dhe Veliajn dhe Blerim Hoxhën.”, tha ai.
Lini një Përgjigje