Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama pas deklaratave të ish kryeministrit Arben Ahmetajt.
Kërkesa është depozituar në Kuvend nga sekretari i Grupit të PD, Arbi Agalliu.
“Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetaj. Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD, depoziton kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente. Ahmetaj deklaroi se pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.”, njofton PD.
Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi duke folur lidhur me deklarata e bëra nga ish-zv/Kryeministri, Arben Ahmetaj, deklaroi se Rama dhe Veliaj duhet të ishin prej kohësh para drejtësisë.
Bardhi tha se Ahmetaj tregoi se kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve.
Pas dëshmisë së ish-zv/Kryeministrit, Bardhi theksoi se Rama e Veliaj, duhet të japin dorëheqjen urgjentisht. Më tej ai shtoi se vonesa apo mungesa e nisjes së hetimeve nga SPAK ndaj kryeministrit dhe kryebashkiakut, do të vendosë në dyshim besueshmërinë e saj.
“Që Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë kokat e aferës së inceneratorit të Tiranës dhe dy zyrtarët më të korruptuar të shtetit shqiptar, askush prej nesh nuk ka pritur ta mësojë nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës për 20 vjet!
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ishin me kohë para drejtësisë për të dhënë llogari për vjedhjen e shqiptarëve. Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm!', tha ai.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
“Për inceneratorin e Tiranës unë kam thënë në atë intevsitë “follow the Money”. Unë them se për atë incenerator Mirel Mërtiri është viktimë. Unë kam besim që Mërtiri nuk është më pronar i inceneratorit të Tiranës.
Ia kanë marrë. E kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Pse një biznesmen shqiptaro – zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Quhet Besim Hoxha. Çfarë ka bërë ai. Pse nuk flet asnjë për këtë? Çfarë është ky? Çfarë lidhje ka në Shqipëri. Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n. Kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n?", tha Ahmetaj në një intervistë për Syri.
Lini një Përgjigje