TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 14:28

Heqja e dinarit serb, reagon Rama: Kosova ka të drejtën e pamohueshme për të zbatuar kushtetutën e saj

Shkruar nga Pamfleti
Heqja e dinarit serb, reagon Rama: Kosova ka të drejtën e pamohueshme
Rama dhe Kurti

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për situatën e tensionuar Kosovë-Serbi pasi Banka Qendrore e Kosovës vendosi heqjen e dinarit serb.

Rama shkruan se Kosova ka të drejtën e pamohueshme për të zbatuar kushtetutën e sa

'Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit.', shkruan Rama në reagimin e tij.

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që përcakton se euroja është valuta e vetme me të cilën mund të kryhen pagesa.

Vendimi ka hyrë në fuqi, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e afatit të zbatimit të vendimit.

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës.

Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Për këtë vendim të Bankës Qendrore, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk negociohet për çështjen e shtrirjes së euros si valutë e vetme.

Kurti e ka kundërshtuar kërkesën e vendeve të QUINT-it për shtyrje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në territorin e Kosovës.

Kurti thotë se euroja si valutë e vetme në Kosovës është e panegociueshme.

Lini një Përgjigje