TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 14:14

“Beteja për bashkëkryetar nuk ka rëndësi”, Shehi: Opozita duhet të hyjë në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

“Beteja për bashkëkryetar nuk ka rëndësi”,

Deputeti Dashamir Shehi, u shpreh se opozita duhet të hyjë në Parlament dhe se nuk duhet të mblidhet për të bërë sherr se kush është bashkëkryetari.

Shehi u ndal te kërkesa e PD-së për listat e hapura, ku tha se është një prej tyre që e ka bërë këtë kërkesë. Sipas tij deputetët që po bëjnë sherr nuk duan vërtet të ndryshojnë ligjin.

“Jam një prej tyre që kam bërë kërkesë për hapjen e listave, votën diasporës, votimi të jetë elektronik. Të bëhen katër zona elektorale. Për mua nuk ka rëndësi fare kjo beteja e madhe që po bëhet se kush është bashkëkryetari. Mua më intereson që këta zotërinjtë që duan të ndryshojnë, a duan vërtet ta ndryshojnë ligjin apo jo? Unë dyshoj se nuk duan ta bëjnë.

Halli i madh është i opozitës, a duan të përfaqësohen? Po, atëherë duhet të ndryshojnë ligjin. A duan të votojnë emigrantët? Po! A do numërohen votat apo do ankohemi tërë jetën që vidhen?

Nëse duan të vazhdojnë me këtë që kanë bërë deri më sot, nuk e votoj. Thelbi i problemit nuk është ai që ulet atje. E nuk mblidhemi të bëjmë sherr se kush është bashkëkryetar. Duhet kthyer shpresa e opozitës”, u shpreh Shehi në "ABC News".

dashamir shehi opozita kuvend

Lini një Përgjigje