TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2024, 17:20

Tensione gjatë protestës së opozitës, protestuesit gjuajnë me gurë e tymuese

Shkruar nga Pamfleti

Tensione gjatë protestës së opozitës, protestuesit

Protesta e opozitës para Parlamentit ka nisur që prej orës 17.00 ku qindra mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur në tubim.

Protesta ka shënuar incidentet e para.

Ndërkohë që deputetët e përjashtuar po tentonin të futeshin brenda në sallën e parlamentit, mbështetësit e tyre jashtë krijuan përplasje me forcat e policisë.

Qindra protestues të mbledhur në rrugën përballë Parlamentit me flakadanë në duar kanë gjuajtur në drejtim të forcave të policisë me gurë e tymuese.

Ata janë shtyrë me forcat e policisë që ishin vendosur aty që prej orës 16.00 në pritje për mbarëvajtjen e protestës.

proteste parlament

Lini një Përgjigje