TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 17:19

Tensione në Parlament, pas përplasjeve me Gardën deputetët e PD futen në sallë; Nikolla mbyll seancën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në Parlament, pas përplasjeve me Gardën deputetët e
Momenti i futjes së opozitës në sallë

Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur pa prezencën e opozitës. Si asnjëherë më parë, në sallë nuk është lejuar të futet asnjë deputet i PD. Gardistët mbyllën derën kryesore duke mos lejuar të futen 19 deputetët e përjashtuar, por kjo ka sjellë tensione.

Për pasojë fillimisht nuk është lejuar të futet asnjë deputet tjetër. Por kjo nuk ka penguar deputetët e PS, të cilët janë futur në sallë përmes hyrjeve të tjera. Teksa deputetët e PD përplaseshin me gardistët, Lindita Nikolla nisi seancën vetëm me deputetët e mazhorancës.

Por 15 minuta më vonë, disa deputetë të PD arritën të çajnë kordonin e Gradës dhe të futen në sallë. Teksa deputeti Xhemal Qefali ishte duke folur, deputetët u futën duke bërtitur dhe duke sharë. Më pas Garda rrethoi foltoren dhe rinisën tensionet duke mos lejuar një seancë normale.

Lindit Nikolla më pas vendoi të ndërpriste seancën. Ajo akuzoi opozitën se nuk do që të diskutohet për hallet e qytetarëve. Pas 15 minutash seanca u ndërpre. Ndërkohë deputetët e PD ju bashkuan protestës para Parlamentit.

Nikolla u është drejtuar atyre se duhet “t’u vijë turp” pasi e dinë që janë të përjashtuar dhe po ndalojnë seancën.

Duke replikuar me deputetin Flamur Noka, ajo tha se nuk po provokon opozitarët, por janë këta të fundit që po provokojnë. “Turp t’iu vijë juve që e dini që jeni të përjashtuar dhe ndaloni seancën. Juve t’iu vijë turp! Ju lutem jemi në seancë për të diskutuar problemet. Nuk po provokoj, po vazhdoj me seancën, Juve po provokoni”, u shpreh Nikolla.

Lini një Përgjigje