TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 17:24

15 minuta Kuvend/ Nikolla mbyll seancën plenare pas ‘mësymjes’ së deputetëve të opozitës!

Shkruar nga Pamfleti

15 minuta Kuvend/ Nikolla mbyll seancën plenare pas

Pa futjes së deputetëve të përjashtuar të opozitës në sallën e Kuvendit, kryetarja Lindita Nikolla ka mbyllur seancën, e cila zgjati vetëm 15 minuta.

Deputetët e përjashtuar çanë kordonin e Gardës në derën e jashtme të Kuvendit dhe u futën në sallë, duke shkaktuar kaos dhe zhurmë. 

Pas futjes së tyre në sallën e Kuvendit, Gardistët u mblodhën tek foltorja për të mos lejuar deputetët e grupit Bardhi dhe Berishës që të afrohen tek foltorja ku po mbanin fjalën deputetët e maxhorancës.

Deputetët e opozitës vazhduan të thërrasin: "Turp! Turp!", drejtuar kolegëve të tyre të mazhorancës.

Nikolla më pas u është drejtuar deputetëve të opozitës se duhet “t’u vijë turp” atyre pasi e dinë që janë të përjashtuar dhe po ndalojnë seancën.

Duke replikuar me deputetin Flamur Noka, ajo tha se nuk po provokon opozitarët, por janë këta të fundit që po provokojnë.

Turp t’iu vijë juve që e dini që jeni të përjashtuar dhe ndaloni seancën. Juve t’iu vijë turp! Ju lutem jemi në seancë për të diskutuar problemet. Nuk po provokoj, po vazhdoj me seancën, Juve po provokoni”, u shpreh Nikolla.

E ndodhur në këto kushte Nikolla mbyll seancën e sotme. Ndërkaq, tensione pati edhe jashtë ambienteve të Kuvendit, ku Foltorja ka thirrur një protestë./Pamfleti

 

nikolla

Lini një Përgjigje