TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 17:35

Opozita në protestë, mijëra qytetarë mblidhen para Parlamentit; tubimit i bashkohet edhe grupi i Bardhit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Opozita në protestë, mijëra qytetarë mblidhen para
Foto nga protesta

Ajo që ra në sy ishte fakti se protestës ju bashkuan dhe deputetët krah Bardhit. 

Opozita ka filluar sot protestat kundër mazhorancës dhe qeverisë. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, në orën 17.00 me mijëra qytetarë u mblodhën para Parlamentit, teksa deputetët e PD bënin “luftë” me Gardën për tu futur në sallë.  

Para hyrjes së Kuvendit është ngritur një podium dhe deputetët kanë nisur të marrin fjalën. Ndërkohë me qindra protestues janë parë me pankartë në duar dhe me thirrje në mbështetje të Sali Berishës. Protesta nisi pas vendimit për të përjashtuar 19 deputetë të opozitës, teksa janë paralajmëruar tubime të tjera. Ajo që ra në sy ishte fakti se protestës ju bashkuan dhe deputetët krah Bardhit. 

Fjalën e mori i pari deputeti Dashamir Sula, i cili tha se do të jetë një luftë e gjatë, ai tha se mund të humbasin disa beteja, por aspak luftën.

Shikoni çfarë i bënë sot deputetëve të opozitës. E kanë rrethuar me qindra policë dhe gardistë dhe kjo është e tmerrshme. Kjo është një sjellje prej diktature. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të protestojnë për të drejtat e opozitës dhe të drejtave të tyre.

Mund të humbasim disa beteja por luftën nuk do ta humbim kurrë. Është e vetmja rrugë për të vendosur demokracinë. Ky vend ka rrëshqitur në autokraci. I bëj thirrje popullit opozitar që të protestojë çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj", tha ai.

Ndërkohë me qindra polica kanë zbritur në terren, bashkë me forcat speciale dhe makinat me ujë. E gjithë godina e Kuvendit është rrethuar me efektivë.

Protestës i është bashkuar edhe Ervin Salianji. Ai u ndal te kaosi në Kuvend dhe moslejimi i deputetëve të futen në sallë. Sipas tij kjo u krye për shkak se kreu i qeverisë “nuk kishte çfarë thoshte pasi Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama”.

E patë se si sot Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në sallë sepse nuk kishte çfarë thoshte kur Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama. E dëgjuat me zë e figurë se si numri 2 i qeverisë tha se ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim zihemi me njëri-tjetrin”, u shpreh ai mes të tjerash.

Lini një Përgjigje