TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 17:48

Dashnor Sula i bashkohet protestës: Të tubohemi çdo ditë për të drejtat tona

Shkruar nga Pamfleti

Dashnor Sula i bashkohet protestës: Të tubohemi çdo ditë

Deputetët e grupit të Gazment Bardhit, i janë bashkuar protestuesve para dyerve të Parlamentit ku kanë mbajtur fjalimet e tyre.

Demokrati Dash Sula duke folur në podiumin e protestës tha se kjo është një betejë për të drejtat e qytetarëve.

Deputeti tha se sjellja që mazhoranca bëri sot ndaj deputetëve të opozitës është një sjellje prej diktature.

“Shikoni çfarë i bënë sot deputetëve të opozitës. E kanë rrethuar me qindra policë dhe gardistë dhe kjo është e tmerrshme. Kjo është një sjellje prej diktature. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të protestojnë për të drejtat e opozitës dhe të drejtave të tyre.

Mund të humbasim disa beteja por luftën nuk do ta humbim kurrë. Është e vetmja rrugë për të vendosur demokracinë. Ky vend ka rrëshqitur në autokraci. I bëj thirrje popullit opozitar që të protestojë çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj”, tha Sula para qytetarëve.

Lini një Përgjigje