TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 17:53

Salianji në protestë: Rama të japë llogari për akuzat e Ahmetajt

Shkruar nga Pamfleti

Salianji në protestë: Rama të japë llogari për akuzat e

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është bashkuar protestës para Parlamentit. Ai u ndal te kaosi në Kuvend dhe moslejimi i deputetëve të futen në sallë.

Sipas tij kjo u krye për shkak se kreu i qeverisë “nuk kishte çfarë thoshte pasi Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama”.

E patë se si sot Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në sallë sepse nuk kishte çfarë thoshte kur Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama. E dëgjuat me zë e figurë se si numri 2 i qeverisë tha se ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim zihemi me njëri-tjetrin”, u shpreh ai mes të tjerash.

 

Lini një Përgjigje