TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 21:13

Përplasja me Gardën në hyrje të Kuvendit, Gjekmarkaj: S’jemi më shtet i ligjit, por shtet i telefonit!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja me Gardën në hyrje të Kuvendit, Gjekmarkaj:

Opozita nuk u la edhe sot që të futej në seancën plenare të Kuvendit, nga dhjetëra forca të Gardës, duke u justifikuar se shumë prej tyre ishin të përjashtuar. Një pjesë e tyre u lejua që të futej vetëm në momentet e fundit të seancës që zgjati 17 minuta.

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit dhe deputet i PD-së tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Kuvendi duhet të marrë masa që deputetët të hyjnë të pacenuar dhe jo me një zinxhir të madh gardistësh.

Ne nuk jemi më shtet i ligjit, por shtet i telefonit, urdhrit dhe përballë këtij urdhri çdo gjë bie dhe bëhet e pavlerë. Ne do të shkonim në seancën e orës !7:00 dhe sapo u gjendëm te shkallët e Kuvendit, ishte mbushur me gardistë, për të ndaluar deputetët e përjashtuar, por kësaj here nuk u lejuan as deputetët e papërjashtuar.

I thashë komandatit të Gardës, jam nënkryetar i Kuvendit, a mund të futem. Më tha po, por kur të largosh deputetët e tjerë, sikur unë isha edukator. U krijuar situatë tensioni dhe e papërshtatshme. Kuvendi duhet të marrë masa që deputetët të hyjnë të pacënuar. Ne hymë duke na kapur për xhaketash dhe këmishës. Hymë në një situatë jo normale, me një zinxhir të madh gardistësh. Qeveria dhe mazhoranca duartroket vetveten, ne përfunduam në protestë”, tha Gjekmarkaj.

gjekmarkaj

Lini një Përgjigje