TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 21:44

Kaosi në Kuvend, Manja: Opozita t'i zgjidhë vetë hallet e saj, "luftë" për interesat e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Manja: Opozita t'i zgjidhë vetë hallet e

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për situatën e opozitës por edhe për kërkesat e saj për komisione hetimore të cilat po e çojnë në protesta dhe përshkallëzim aksioni.

Sipas ministrit Manja, Kuvendi nuk mund të dublojë funksionet e institucioneve të tjera me komisionet hetimore.

Gjithashtu Manja foli për komisionin e reformës zgjedhore ku tha se nuk e përcakton opozita se kush do të jetë pjesë e komisionit.

“Këto zhvillohen brenda gardhit të opozitës, nuk është përgjegjësi e mazhorancës. Është një komision i reformës zgjedhore, mazhoranca ka vetëm një detyrë, të paraqitet për të adresuar problematikat ose rekomandimet e OSBE/ODIHR. Nuk i kërkohet mazhorancës kush është njëri, kush është tjetri. Sa për komisionet hetimore është një diskutim i gjatë. Sot nuk është vendi për të bërë interpretime nenit. Shumica ka të drejtë të garantojë ngritjen e komisioneve hetimore. Duhet të jetë brenda funksionit të ligjvënësit. Çështja duhet të jetë brenda funksioneve legjislative, objekti i veçantë i komisionit, duhet të jenë të dhënat fakte dhe indice për ta ngritur këtë komision hetimor. Nëse i marrim të shkëputura, e kthejmë kuvendin në një super organ. Edhe Kuvendi ka kufizimet e veta, të 8 komisionet që ka marrë opozita, kanë marrë një përgjigje nga ana jonë. Kuvendi vërtetë e ka këtë funksion, por nuk mund të dublojë veprimtarinë e pushteteve të tjera”, tha Manja.

Për Ministrin e Drejtësisë, kauza e opozitës është ajo e interesave personale të Sali Berishës.

Manja ka akuzuar se është pikërisht kaosi që krijon opozita që nuk lejon funksionimin e Parlamentit, duke përfshirë këtu edhe funksionimin e komisioneve  hetimore dhe komisionit të reformës zgjedhore.

"Tre kërkesa të opozitës, po këtë të tretën nuk e kuptoj; PS të mos fusë hundët në PD?! Një kërkesë që s’ka kuptim që të bëhet sepse ne nuk hyjmë në gardhin e tyre, punët e brendshme ata i zgjidhin vetë me njëri-tjetrin.

Për komisionet hetimore dhe bashkëkryesimin e Reformës Zgjedhore të gjitha rrugët të çojnë në Parlament. Ndërkohë që Parlamenti u bë disa kohë që nuk është në qetësi. Një grup, dy grupe, disa grupe… këtë e vërteton edhe protesta e sotme që në përfundim të saj Bardhi shkojë poshtë banesës së Berishës i cili është një një proçes me drejtësinë. Kauza e opozitës është kundër drejtësisë. Kërkojmë drejtësi për Sali Berishën, thotë opozita. Dhe sot unë nuk pash gjë tjetër veçse kërkojmë drejtësi për Sali Berishën", tha Manja në Top Channel.

ulsi manja sali berisha partia demokrati

Lini një Përgjigje