
Ndërsa “lufta” për karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike është zhvilluar mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, deputeti Ervin Salianji thotë se tashmë nuk është më koha e asnjërit prej tyre.
Salianji duke folur për dy figurat kryesore në PD, thotë se kanë zënë karrigen e kryetarit dhe nuk ikin.
Sipas deputetit, partia nuk është pronë private dhe tashmë ka ardhur koha për një model ndryshe nga Basha e Berisha.
“Unë kam qenë krah edhe në mendim që klasa politike ka nevojë për rinovim por këtu po u bë njeri kryetar nuk ikën më. Shiko ça ndodh te Basha, te ky që pretendohej të kishte shpresë se ka ardhur nga perëndimi. Sali Berisha ja ku e kemi, për këtë kam bërë betejë, nuk mund të jetë koncepti i pronësisë së partisë, Partia është pronë në interes të publikut, pronë publike. Nuk ka kryetar partie që e bën një gjë të tillë, hiq Fatos Nanon. Kryetar partie që të lëvizë në këtë vend pasi është bërë njëherë kryetar partie s’kemi asnjë", tha Salianji në një intervistë për Report Tv.
Lini një Përgjigje