TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2024, 09:35

“Bardhi ngeci tek rrugica”, Gjikondi tregon kushtin për bashkimin e demokratëve

Shkruar nga Pamfleti

“Bardhi ngeci tek rrugica”, Gjikondi tregon kushtin për

Juristja Brisida Gjikondi ka folur për situatën e Partisë Demokratike duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po e përdor partinë për interesa personale.

Ndërsa për bashkimin e Gazment Bardhit me tubimin poshtë banesës së ish-kryeministrit, ajo tha se ai nuk vajti me dëshirë.

“Nuk e besoj që nën frymën e infektuar të Berishës mund të ketë opozitë të bashkuar Shqipëria, kjo është e sigurt. Edhe krerët e partive të vogla vënë si kusht për bashkimin e tyre mospasjen e Berishës në krye.

Është për të ardhur keq se pikërisht sot, Berisha nga ballkoni i tij na shpalli edhe datën 20 shkurt për protestën e radhës që tregon se Berisha nuk pyet fare për deputetë e struktura dhe vendos ai. Berisha e ka përdorur PD-në si ato çamçakëzët që futen në gojë dhe e ha sa herë të duash. Sa për pjesën e Bardhit, ai sot ngeci te rrugica, nuk vajti me dëshirë, për arsye rrethanore kur doli nga Parlamenti nuk mund të shkëputej nga ajo protestë aty dhe për inerci shkoi. Bardhin e ka kompleksuar prej disa ditësh Flamur Noka kur ishte në Amerikë, pasi thoshte që të presim Bardhin për të vendosur mbi bashkimin e opozitës. Mbështetësit e Berishës e panë si tradhtar që vajti në gojën e ujkut që i shpalli liderin non grata”, tha Gjikondi në RTSH.

brisida gjikondi sali berisha gazment bardhi

Lini një Përgjigje