
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka folur për situatën politike dhe protestën e djeshme të opozitës.
Sipas tij aksioni opozitar është një përgjigje ndaj sjelljen antikushtetuese të qeverisë dhe parlamentit.
Deputeti tha se opozita nuk ka frikë nga përjashtimet nga Kuvendi, por vëren se në vend është instaluar diktatura.
“Nga korriku e këtej që po instalohet diktatura. Ajo që më tremb më shumë është se si ka mundësi në një vend ku hiqemi si pluralist dhe ku në Bashkimin Evropian themi të tjera gjera, të tjera ftesa, vijmë këtu e kthehen ata xhelatët e para 90-es. Vetëm kjo asgjë më tepër. Një qeveri që ka shtrirë tentakulat, s’ka lënë pa kapur apo pa marrë, përveç një pjese të deputetëve të opozitës. Frika është se do të duhet të përballemi me një regjim dhe që njerëzit duhet ti ndërgjegjësojmë dhe ti bëjnë të kuptojmë pavarësisht lirive ekonomike, se nuk jemi në asgjë, parlamenti i heq të drejtën opozitës. Një gardist bëhet me i rëndë se një deputet. Në një shtet normal duhet të ishin arrestuar të gjithë gardistët tek dera e parlamentit. Absolutisht, nuk ka shanse një gardist të shtyjë një deputet, nuk ka logjikë. Pastaj në nuk jemi punëtorë të Linditës që i vendosi tek puna e saj private”, ka thënë Korreshi për Syri Tv.
Lini një Përgjigje